Lajme

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do jetë i paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës, sipas Meteoalb do nisë me kthjellime, por duket se moti nuk do të vijojë me diell gjatë gjithë ditës. Moti do jetë i paqëndrueshëm, duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë, Ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore dhe juglindore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës dukeshënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button