Bota

Kush është 28-vjeçari që qëlloi Macron-in pa iu trembur syri?

Emmanuel Macron dje ishte tema e ditës kudo, pasi ai u qëllua me shuplakë nga një qytetar. Ky i fundit, Damien Tarel, një 28 vjeçar aktualisht i arrestuar, mësohet se është i apasionuar pas arteve marciale mesjetare dhe nuk ka precedent të mëparshëm penal.

Ai rrezikohet që të dënohet me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45,000 euro, por asnjë vendim nuk është marrë për të aktualisht. Ndërkohë, shkruajnë mediat franceze, Macron është shënjestruar edhe më parë nga qytetarë të zhgënjyer. Në vitin 2016, kur ai ishte ministër i ekonomisë, ai u qëllua me vezë nga sindikalistët e guximshëm mbi reformat e punës .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button