Bota

Mjekët habisin, pirja e 3 filxhaneve me kafe në ditë ju zgjat jetën

Kafeja të ndihmon, tregojnë mjekët, ndërsa një studim i fundit ka dhënë lajmin që ka gëzuar të gjithë. Një studim i fundit pohon se pirja e tre ose më shumë filxhanëve kafe çdo ditë mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë.

Shkencëtarët koreanë erdhën në përfundim pasi vëzhguan zakonet e kafesë të mbi 173,000 pjesëmarrësve të cilët ishin të gjithë 40 vjeç ose më të vjetër. Periudha e studimit zgjati nëntë vjet, plus një vazhdim pesë vjet pas kësaj.

Ata zbuluan se krahasuar me ata që nuk konsumonin fare kafe, pjesëmarrësit që konsumuan tre filxhanë në ditë treguan një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet. Ky rezultat ishte edhe më i madh kur bëhej fjalë për zvogëlimin e rrezikut të vdekjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button