
Në nisje të seancës së sotme plenare, kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.
“Komisioni u bazua në faktet dhe rrethanat që u vlerësuan gjatë shqyrtimit të procesit të hetimor. Referuar doktrinës kushtetues, jurisprudencësh se Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Komisionit të Venecias etj ka rezultuar se Presidenti i Republikës ka bërë një sërë shkeljesh. Ai ka cenuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit. Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje”, ka thënë ndër tjera Hyseni.