Bota

E frikshme në SHBA, brigjet perëndimore përballen me thatësirën më të madhe në histori

Një raport publikuar në një uebfaqe amerikane ka treguar së fundmi se rreth ¾ e rajonit përballen me thatësirën më të keqe në histori në një kohë kur temperaturat në shtetet federale perëndimore të SHBA-së janë mbi normalen.

“Monitor” njoftoi se thatësira në brigjet perëndimore të vendit në pranverën e vitit 2021 është më e ashpër se një vit më parë, me kushte të motit që do të rrisin rrezikun e zjarreve dhe mungesës së ujit këtë verë. Po ashtu, thuhej se disa pjesë të shteteve perëndimore si Kalifornia, Nevada dhe Ëashingtoni përjetuan temperatura shumë të larta javën e kaluar, më shumë se 38 gradë Celsius.
Tre të katërtat e shteteve perëndimore po luftojnë me nivelet më të këqija të thatësirës në historinë e SHBA-së. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se u duhej një buxhet rekord prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar zjarret dhe për të zgjeruar flotën e avionëve të zjarrfikësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button