LajmeShqiperia

I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet në Kakavijë 47-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeçari, i shpallur në kërkim nga policia e vendit tonë, për kultivim droge.

‘Kakavijë/ Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe intervistimit të detajuar nga Policia Kufitare Kakavijë është bërë e mundur kapja dhe prangosja e një personi të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë.

Si rezultat i operacioni antikanabis “Agimi” që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë. Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button