Bota

Gabimi i kushtoi rëndë, ja sa burg do bëjë 28-vjeçari që qëlloi me shpullë presidentin Macron

Gjykata e Valencës ka vendosur të dënojë me 4 muaj burg, 28-vjeçarin që goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës Emmanuel Macron, dy ditë më parë.

Gamien Tarel përpara trupit gjykues, mësohet të ketë thënë se shpulla ndaj Macron ishte për të simbolizuar çdo gjë që është ‘kalbur’ në Francë dhe për të treguar revoltën e njerëzve kundër tij.

Ndërkohë, ky dënim quhet “mrekulli”, pas sipas ligjit, ai mund të shkonte deri në 3 vjet në burg si dhe të paguante një gjobë prej 45 mijë eurosh. Prokuroria kërkoi 18 muaj burg për 28-vjeçarin, por Gjykata ka parë të arsyeshëm dënimin me 4 muaj burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button