Bota

Gjermania merr vendimin, hiqen kufizimet e lëvizjes së lirë për 100 vende të botës

Gjermania pritet që të heqë kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë për turistët që vijnë nga një numër i madh shtetesh duke nisur nga 1 korriku. Lajmin e bëri të ditur qeveria të premten.

Kufizimet do duhet që t’i zbatojnë vetëm vendet që kanë një incidencë shtatë ditore të koronavirusit mbi 200.

Njoftimi i bërë nga ministri i jashtëm Heiko Maas vjen menjëherë pas lajmit se Gjermania do të heqë nga lista e riskut shtete si SHBA, Kanadaja, Zvicra, Austria dhe disa rajone në Greqi.

Më herët gjatë kësaj jave, edhe SHBA lehtësoi masat anti-covid për shumicën e vendeve të zhvilluara përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button