Lajme

Krujë/ Hyri për të kontrolluar për drogë, Policia gjen edhe 2 armë të fshehura brenda në fuçi

Policia e Krujës ka vendosur në pranga shtetasin P. K., pasi këtij të fundit i janë gjetur dy armë zjarri dhe disa fidanë me kanabis.

Policia ishte duke vijuar kontrollet në zonën e Krujës, në zonat e pyllëzuara, shtëpitë e braktisura nga pronarët, por edhe në ish-repartet ushtarake.

Gjatë kontrolleve, policia është future edhe në shtëpinë ë P. K., i cili, kishte fshehur në një fuçi metalike dy armë zjarri, më konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike apo armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga shtetasi P. K., banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Brret, Krujë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli në territor, në një fuçi metalike janë gjetur të fshehura dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë fshehur armët dhe të autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë.

Shërbimet policore po vijojnë pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, me qëllim kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike ose armëmbajtjes pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button