Kosova
Kuvendi i Kosovës filloi me vonesë sot, deklarata e kryeparlamentarit shkakton të qeshura në seancë

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë plenare ditën e sotme, ndërsa është vënë re se janë një numër i vogël i deputetëve. Mësohet se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë. Sipas mediave kosovare, deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.
Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.
Po ashtu, në Kuvend nuk janë parë as ministrat.Në seancën e sotme pritet që për dialogun të raportojë kryeministri, Albin Kurti.