Lajme
Maturantët i nënshtrohen sot testit të matematikës, 34 mijë nxënës bëhen gati

Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore. Bëhet me dije se 34 mijë maturantë do t’i nënshtruan provimit të Matematikës, që është planifikuar të zgjasë 2 orë e gjys nga ora 10 deri në 12:30.
Sigurisht, provimet do zhvillohen nën rregullat e Covid-19, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë. Gjithashtu, nëse një mturant rezulton i infektuar, provimin do ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.