Lajme

Sherr me sende të forta në Dibër, dy të plagosur, në kërkim tre autorët

Një sherr me sende të forta ka ngodhur mes një grupi personash në Dibër.

Policia njpfton se ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor tre shtetas për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, dhe konkretisht : L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.
Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button