Lajme

E parkuar në oborrin e shtëpisë, digjet makina në Kamëz

Një automjet është djegur nga persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Mësohet se mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Lirim Gjoni ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, teksa rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, familjarët kanë dalë të alarmuar nga flakët që kishin përfshirë mjetin, i cili është djegur në gjysmën e tij.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje pronarin e mjetit dhe persona të tjerë për të zbuluar motivet e krimit dhe identifikuar autorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button