Show-Biz
Erion Veliaj suprizon me foton, shfaqet pranë prindërve të Dua Lipës dhe bën paralajmërimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një postim së fundmi ku i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ai shfaqet pranë prindërve të këngëtares së njohur Dua Lipa.
Veliaj, i cili ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”.
Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022.