Lajme

Ndërtuan lokal pa leje dhe zaptuan bregdetin me shezlong në Porto Romano, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje dhe ndërtimin pa leje në bregdetin e Durrësit. Personat akuzohen se kanë zënë hapësirat publike të plazhit me shezlongët dhe kanë ndërtuar lokal pranë tyre pa marrë leje.

Pllumb Margjokaj, 32 vjeç, banues në Durrës u arrestua për veprën penale “Ndërtim pa leje”. 32-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një lokal pa leje me qëllim përfitimi.

Në pranga ra edhe Aleks Prroni, 35 vjeç, banues në Durrës për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Pushtimi tokës”. 35-vjeçari në Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një lokal si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Pastrimi i bregdetit nga hapësirat e zaptuara pa leje dhe prishja e ndërtimeve që ngritur në abuzim me ligjin është prioritete i qeverisë, dhe aksioni nga nisur nga veriu në jug për të ndëshkuar këto raste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button