Bota

Sulm i armatosur, raportohet për 13 të plagosur, 2 në gjendje kritike për jetën

Zyrtarët në Teksas thonë se të paktën trembëdhjetë persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në qendër të Austin.

Policia e qarkut Austin-Travis bëri me dije përmes një postimi në Tëitter se dy prej të plagosurve ishin në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që 6 të tjerë prej tyre janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë për trajtim mjekësor.

Ishte e paqartë se çfarë shkaktoi të shtënat. Policia nuk ka njoftuar ende për ndonjë të dyshuar ose arrestim. Sidoqoftë, ata kanë njoftuar FBI për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes.

Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button