Lajme

Elbasani nuk gjen qetësi! 16-vjeçari qëllon me thikë 5 herë 30-vjeçarin, përfundon në burg

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një 16-vjeçar ka plagosur me thikë një 30-vjeçar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pas një konflitkti të çastit, pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.

Sipas policisë, 30 vjeçari Enea Zylfullari, është qëlluar më shumë se 5 herë me thikë, duke marrë plagë të rënda. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Mësohet se 16-vjeçari është arrestuar nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button