Shqiperia

Në “rrezik” Basha, sot anëtarët e PD votojnë për kryetarin e tyre të ri

Ditën e sotme, do votojnë rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, drejtuesin e partisë për 4 vitet e ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025. Votimet nisin nga ora 08:00.

Mësohet se anëtarët do ti drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave anëtarët do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin. Për procesin zgjedhor ka pasur akuza për mungesë transparence dhe pabarazie, duke ngritur dyshime të forta për paracaktim të fituesit, konkretisht për rikonfirmim të Lulzim Bashës në krye të PD përmes një farse zgjedhore. Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, tha se u është hequr e drjeta e votës 28 mijë anëtarëve, mes tyre dhe të rinj, sipas tij në mënyrë që të fitojë Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button