Lajme

U gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit, policia: Viktima është një 25-vjeçar nga Lushnja

Detaje të reja jan zbuluar nga trupi i pajetë që u gjet ditën e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Policia ka bërë me dije se viktima është 25-vjeçari F.Xh, banues në Lushnje. Sipas bluve, I riu ishte nën arrest shtëpie, i dënuar një muaj më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Korçë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button