Rajoni

Erdogan takim të mbyllur me kryeministrin grek, ja kush do jetë në krah të tyre

Ditën e sotme, presidenti turk, Rexhep Taip Erdoganndo takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Takimi do zhvillohet në Bruksel. Sipas mediave greke, në takim, pranë liderëve, do të jenë dy përkthyes, të cilët do jenë të vetmit që do të informohen drejtpërdrejt se çfarë u tha në këtë takim në periferi të Samitit të NATO-s.

Kujtojmë se për dy vitet e fundit, marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë kanë qenë të tensionuara. Duke nisur fillimisht nga kriza e refugjatëve dhe më pas kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor bënë që edhe raportet Mitsotakis-Erdogan mos jenë të mira.

Gjithsesi muajin e kaluar vizita e ministrit turk Mevlut Cavosoglou uli tensionet dhe krijoi një klimë të gatshme për takimin mes dy liderëve të Greqisë e Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button