Bota
Lufta e ashpër me Covid-19, 600 mijë amerikanë humbën betejën

Universiteti Johns Hopkins ka publikuar raportin e fundit, lidhur me viktimat e shkaktuar anga covid-19, që nga fillimi i pandemisë. Raporti ka treguar që të paktën 600 mijë amerikanë kanë humbur betejën me covid-19, duke mbajtur shifrën më të lartë në të gjithë botën.
Ndërkohë, po ky burim ka treguar se rastet e reja janë në rënie në pjesën më të madhe të shteteve, që pasi filloi me ritme të shpejta fushata e vaksinimit.
Kujtojmë se për javë të tëra, shtetet dhe qytetet në vend u kanë dhënë fund kufizimeve anti-covid dhe mbajtjes së maskave, edhe në ambiente të brendshme.