Bota

Ndërron jetë kreu i familjes më të madhe në botë, kishte 38 gra dhe 89 fëmijë

Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili përcolli ngushëllimet e tij në Twitter.

Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktawng Tlangnuam. Ai u shtrua në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur pas mbërritjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button