Një ditë para takimit Kurti- Vuçiç, Petkoviç: Kosova po e vështirëson dialogun

Një ditë para takimit historik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur shefi i zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç. Ai tha se Prishtina po krijon një situatë jashtëzakonisht të vështirë kurse Serbia po shkon për të luftuar për dialog.
Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet kur të bëjë një gabim, dhe Beogradi ka nevojë për të.
Vuçiq tha nga zemra dje në Prohor Pčinjski, ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë
Si do t’i mbrojmë ata, njerëzit tanë që jetojnë në Metohija, në fshatra të rrethuar nga shqiptarë. Ne do të shkojmë në Bruksel për të luftuar sepse është i vetmi vend ku mund të flasim, dhe kjo është më mirë sesa të kesh incidente në tokë . Më mirë të negociojmë sesa të luftojmë”, tha Petkoviç.