Lajme

Tragjedi në Itali, 35-vjeçari qëllon për vdekje dy fëmijë, gjyshin e tyre dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar ka vrarë me armë dy vëllezër dhe 10 vjeç, si dhe një të moshuar 84-vjeçar. Mësohet se autori, Andrea Pignani, pas krimit u izolua në shtëpi dhe pas disa orësh vrau veten.

Mjekët bënë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve. I pari që ndërroi jetë ishte 5-vjeçari, ndërsa më pas humbi jetën edhe vëllai i tij”, u shpreh Alessio D’Amato, një zyrtar i autoriteteve lokale shëndetësore. “Jam thellësisht i tronditur nga ajo që ndodhi dhe i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe komunitetit në Ardea, të cilët sot janë në zi”, shtoi ai.
Lidhur me shkaqet e krimit, kryebashkiaku tha se tragjedia ndodhi për arsye banale. “Të dy fëmijët, gjatë të shtënave, ishin duke luajtur para shtëpisë, ndërsa i moshuari, gjyshi i fëmijëve, ishte duke lëvizur me biçikletë. Autori është një person që ka shfaqur probleme mendore herë pas here, si dhe sjellje agresive”, tha Savarese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button