Lajme

I dënuari për drogë rreh dy policët e burgut në Fushë-Krujë, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, pasi ka dhunuar dy punonjës të burgut të Fushë-Krujës.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button