Shqiperia

Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb në zonat malore moti do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, ndërsa në zonën bregdetare dhe të ulta, kthjellime do ketë pas mesditës. Ndërsa, vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten me të paktën 2 gradë në mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button