Bota

Putin: Nuk kam gisht në helmimin e Navalnyt, nuk e di nëse mund të dalë i gjallë nga burgu

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë intervistës me NBC News në prag të takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u pyet për disa tema.Një pyetje specifike ishte ajo për Alexei Navalny, opozitarin kryesor politik të Putin në Rusi, i cili ndodhet në burg që nga muaji janar, pasi u arrestua në aeroportin e Moskës, me akuza që sipas mbështetësve të tij janë politike.Navalny po kthehej nga Gjermania ku u mjekua për helmim, i cili sipas tij u urdhërua nga shërbimet ruse të sigurisë.

I pyetur nga gazetari nëse Putin urdhëroi vrasjen e Navalny, presidenti rus u përgjigj: Sigurisht që jo! Putin shtoi se në Rusi nuk është zakon që të vriten njerëzit. Më pas lideri i Kremlinit u pyet nëse mund të garantonte se Navalny do të dilte i gjallë nga burgu:“Këto vendime në këtë vend, nuk merren nga presidenti.

Është një gjykatë që vendos nëse do të lirojë ose jo dikë. Për sa i përket shëndetit, për të gjithë ata që janë në burg, është dicka që është në përgjegjësinë e administratës së çdo burgu.”Navalny u dënua në 3 shkurt me 3 vite e gjysmë burg për shkelje të lirisë me kusht si pasojë e një dënimi të mëparshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button