Sport
Ronaldo bën të papriturën para gazetarëve, largon Coca- Colën nga tavolina dhe bën një thirrje

Cristiano Ronaldo dhe tekniku portugez, Frenando Santos një ditë para sfidës me Hungarinë, në Euro2020, dolën në një deklaratë për mediat.
Pasi u ulën, Ronaldo bëri veprimin që tërhoqi vëmendjen e të gjithve.
Ai largoi dy shishe me Coca Cola dhe mori një ujë, duke i thënë se nuk duhet të pinë pije të gazuara, por vetëm ujë. Ronaldo edhe më herët ka treguar se nuk i lejon fëmijët që të konsumojnë pije të gazuara.