Opinione

Takimi Kurti- Vuçiç, Borell optimist: Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Pak para takimit Kurti- Vuçiç, shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka folur për mediat. Ai ka deklaruar se e gjithë kjo nuk do jetë apska e lehtë, por beson se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel. Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese.

Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet. Është momentum i ri në Europë për Ballkanin Perëndimor dhe mendoj se është e rëndësishme për tërë rajonin që ta shohin këtë mundësi.

Kjo mundësi është për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button