Lajme

U kap duke transportuar emgirantë klandestinë, arrestohet 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u arrestua në Qafë-Thanë shtetasi me inicialet R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button