Lajme

U vra dhe u hodh në rezervuar, zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit me autorët e krimit

KORÇË
Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë, dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

Policia ka shkuar te hoteli, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë. Nga ana tjetër, burimet e prokurorisë bëjnë me dije se Lulëzim Spahia në datë 21.5.2021 është shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Po të njëjtat burime thonë se në datën 24 maj, viktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë. Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve. Viktima Fridman Xhaferraj është gjetur nga një banor i zonës, i mbytur në rezervuarin e Gjançit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button