Rajoni

Përplasja me Kurtin, Vuçiç: Nuk pendohem për ato që thashë gjatë takimit

Një ditë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë për mediat. Gjatë fjalës, Vuçiç tha se ai kishte ardhur me qëllim të vetëm për të mos bërë dialog.

Ata që erdhën në emër të palës së Prishtinës donin të na detyronin të largoheshim nga biseda. Gjithçka që ata bënë, kërkuan dhe donin të shmangnin dialogun. Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin , por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë. Kurti mendoi se ne duhet të pranonim atë që thanë ata. Unë jam krenar për sjelljen e delegacionit serb. A e ekzagjerova – është e mundur dhe do të shoh se ndoshta në të ardhmen do të përpiqem të ul tonin tim dhe të mos reagoj ndaj provokimeve në atë mënyrë”, tha Vuçiç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button