Bota

Zëvëndësojnë tullat klasike me shishe plastike, në Nigeri po ndërtohen shtëpi që mbrojnë natyrën

Në Nigeri, studentë dhe njerëz të thjeshtë, kanë ndërtuar një shtëpi me shishe plastike. Me qëllim mbrojtjen e natyrës, studentët pjesë e një projekti, zëvëndësuan tullat klasike, ndërsa bëhet me dije se këto shtëpia janë të qëndrueshme dhe të forta, të cilat shiten edhe në një çmim më të lirë.

Mësohet se Projekti i Gjelbër për krijimin e “eco-tullave” dhe ndërtimin e shtëpive, punëson studentë dhe njerëz të papunë në nevojë, për të ndihmuar sa më shumë qytetarë.

Kompania, e cila ndërton këto shtëpi ekologjike dhe origjinale shpreson që t’ia paraqesë projektin qeverisë nigeriane në mënyrë që të sigurojë disa fonde shtesë dhe të zgjerojë ndërmarrjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button