Opinione

Basha sërish kryetar, Ngjela: PD pronë e Saliut, natyrisht e djathta nuk vjen në pushtet, Rama di…

Avokati Spartak Ngjela ka folur së fundmi për zgjedhjen e Lulzim Bashës sërish në krye të Partisë demokratike. Në një intervistë televizive, Ngjela tha se PD është pronë e ish-kryeministrit Berisha.

Nuk është parti konkuruesish, ajo është pronë. Pronë e Saliut. Saliu nuk e ka lënë partinë. Ajo është një pronë e tij, njësoj si partia e Enver Hoxhës. Me të njëjtën metodë, me të njëjtën mënyrë, jashtë sensit të zhvillimit kombëtar. Vetëm në funksion të pushtetit të tij dhe eliminimit të kundërshtarëve brenda.

Nuk i bën luftra politike atje ku ai shkel. Pse, pak gjëra di Rama për të? Pse s’i denoncon? Nuk ka rëndësi, është brenda politikës Rama. Derisa ai rri dhe nuk ka vota, natyrisht që nuk vjen dot e djathta në pushtet. As mos e diskuto. Ata po të ndërrojnë lidershipin, me një lidership intelektualist, të nivelit të lartë, për 4 muaj rrëzohet Rama. Po ata nuk e duan atë, se tani nuk kanë hyrë për pushtet, tani janë në skemë për të shpëtuar nga Reforma në Drejtësi dhe Antikorrupsion.

Berisha është në trenin për në skëterrë. Sepse, nuk di të mbrohet dhe është në luftë me SHBA-në. Këta janë të kërcënuar nga korrupsioni dhe i kanë sytë te Lindja.”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button