Show-Biz
E fiksuar pas Kim Kardashian, modelja shpenzon 2 milionë dollarë për tu dukur si ajo

Modelja Chaly DN ka shpenzuar 2 milionë dollarë për tu dukur si Kim Kardashian dhe duket se ja ka arritur qëllimit.
Modelja nga Londra ka treguar se ka pasur shumë raste kur e ngatërrojnë me Kim Kardashian.
“Njerëzit më thonë gjatë gjithë kohës që dukem si ajo. Më ngatërrojnë dhe më ndalojnë në rrugë. Nuk kam bërë ndonjë operacion për t’u dukur si Kim, por kam bërë botoks dhe filler. Të gjithë e bëjnë”.
Por, ajo nuk e pranon se dëshiron të kopjojë yllin e Kardashianëve, sipas saj, thjesht duket si ajo. “Unë nuk po përpiqem të dukem si ajo. Thjesht dukem natyrshëm si ajo”.