LajmeOpinione

Historia e nje Zonje

Florina, e lindur ne muajin Prill te vitit 1967 ne nje province te vogel nga jugu mbetet jetime nje muajshe nga nena. E lene ne nje jetimore deri ne moshen 3 vjec ,deri kur adoptohet nga nje cift Pogradecar qe dukej se fati nuk po ju buzeqeshte per shkak te nje fatkeqsie qe merrte jeten e cdo femije te porsalindur ne familje dhe sipas fjales se te mocmeve ,duhet te adoptonin nje femije jetim ne menyre qe te gezonin jete dhe femijet e tjere. Mbrekullia ndodhi, pas ketij adoptimi ciftit I linden 5 femije te tjere , dy e nga dy cdo vit, dhe me pas nena biresuese largohet nga jeta , duke lene nen kujdesin e kesaj vajze 11 vjecare familjen dhe 5 femijet e vegjel. Flori behet nje krahe I forte per babain ne drejtimin dhe menaxhimin e familjes dhe femijeve,por ajo kishte endrrat e saj per jeten.Mbasi mbaroi shkollen tetevjecare , filloi gjimnazin ne qytetin e Pogradecit, ne moshen 15 vjecare Florin e prezantojne me nje djale dhe martohet. Familja ku u vendos ishte nje familje me tradita dhe kulture, njerez te ndershem dhe punetore.Ajo u prit me nje kujdes dhe dashuri te vecante, jo vetem nga familja e djalit por edhe nga te gjithe banoret e fshatit.Aty perfundoi gjimnazin ,dhe me pas duke u sistemuar ne nje pune dinjitoze vazhdoi kolegjin e larte arsimor 2 vjecar. Ne kete kohe fillon edhe kalvari I vuajtjeve te nje pas njeshme te kesaj vajze ende te pa rritur mire .Sistemi I atehershem politik vendos ta largojne urgjentisht nga familja e burrit dhe per 3 dite e sistemojne ne nje familje tjeter ne Pogradec tek nje burre shume me te madh ne moshe dhe me dy vajza sa mosha e saj.Duke I dhene fund nje etape mjaft te bukur port e shkurter te jetes se saj,Flori fillon nje jete te re mes shume vuajtjesh,varferi dhe dhune .Ne kushtet e dhunes lindi dy femije, pa pasur asnje ndihme , as edhe nga burri I saj I cili kishte karakterin e tij te vecante , Me gjithe keto, asaj I duhej te shkonte ne nje fshat malor larg qytetit per te kryer detyren e saj si mesuese. Ne keto kushte e gjendet mes tranziciont dhe rremujave qe perfshine Shqiperine per ndryshimin e sistemit ne vitin 1997.Grupet kontrabandiste qe lulezuan ne te gjithe vendin perfshine edhe qytetin e vogel te Pogradecit . Grupet e kontrabandes te ndihmuar edhe nga elemente te vecantee te kufirit dhe policise perfshinin edhe femijet e vegjel duke I genjyer. Keshtu kontrabanda e vicave ne Pogradec nxiste ne krim keta femije te cilet pa lajmeruar familjet shkonin drejt makines se krimit per te mbushur xhepat e krimineleve kontrabandiste dhe pushtetare. 13 maj 1998 ishte dita me e zeze e jetes per Florinen . Forcat kufitare Maqedonase kishin hapur zjarr mbi femijet te cilet kishin cuar vica per kontrabandistet dhe ketheheshin duke kenduar. Gentit te vogel I mbeti kenga ne mes . Askush nuk u pergjigj per kete tragjedi.Ishte shteti ai qe e mbuloi kriminm megjithe se u kerkua nga familjaret. Dhimbja ishte e madhe , e pa perballueshme. Nuk mundej me,nuk mundej te degjonte zerat e femijeve lodrimet e tyre gazin e tyre. U largua nga aresimi . Kaloi per 4 vjet ne depression. I dukej se degjonte zerin e djalit I dukej se do ti dilte cdo cast perpara. Mbasi u trajtua me mjekime lindi edhe nje vajze e cila I dha kurajon dhe motivin per jeten. U aktivizua ne profilin e gazetares ku kishte mundesine e integrimit ne aktivitete te ndryshme
• Prej 15 vitesh drejton nje organizate humane ku u vjen ne ndihme femijeve jetime,personave me aftesi ndryshe ,moshes se trete te braktisur dhe kushdo qe kerkon ndihmen e saj. Vajza qe tashme eshte 20 vjet perpos studimeve qe vazhdon ajo gjithmone gjen Kohen te jape ndihmesen e saj, ndihet krenare kur nenen e saj e ndalojne njerzit ne rruge dhe kerkojne ti puthin duart. Po citojme disa fjale mirnjohje te shprehura per te, shabani nga Bucimasi: “Per Florin nuk gjej fjale te shprehem. Si ka emrin eshte edhe vete. Na gjendet kurdo here prane ne hallet tona”, Sabria nga Rrodokali : “C’te themi per Florinen mundohet shume per te na ndihmuar . E them me plot gojen ,eshte nje heroine”,Myrvetja nga Pretusha: “Florinen e kemi ne krah kurdo here qe na nevojitet ndihma e saj ,eshte e gatshme gjithmone ,jemi teper mirnjohese.”Sot Florina po perballet ende me shume veshtirsi per shkak te fondeve te cilat jane teper minimale dhe te kufizuara. Kesaj zonje I duhet te kerkoje pa fund mundesira per te realizuar misionin qe ka ndermarre.Endrra e Florines eshte te ngreje nje fondacion per tu ardhur ne ndihme te gjithe personave qe kane nevoje por nuk kane mundesite e duhura per tia dale mbane , per shkak te kushteve te veshtira dhe te padrejta me te cilat Shqiperia jone perballet vazhdimisht . Shpresoj qe zemra e cdo lexuesi te preket sado pak nga kjo histori e nje nene shqiptare dhe gruaje ne mision me shpresen se ndonje zemer e lenduar mund te gjeje vetveten dhe pse jo nje fare ngushellimi.Rrespektet me te sinqerta per lezuseit dhe botuesit e gazetes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button