Sport

Italia e pamposhtur shënon 58 ndeshje pa humbje, ja statistikat

Italia vazhdon të jetë e pamposhtur, duke e treguar më së miri edhe në Euro2020. Statistikat e fundit kanë treguar se Italia ka 58 ndeshje pa humbje në shtëpi. Bëhet fjalë për 45 fitore dhe 13 barazime.

Italia dhuron ndeshjen e dytë radhazi në Europian me tre gola avantazh, aq shumë sa ç’kishte mundur të bënte në 94 ndeshjet e mëparshme kur ka marrë pjesë në një Europian apo në një Botëror. Vazhdon perfeksioni i prapavijës italiane. Mbrëmjen e djeshme “Axurrët” mbyllën ndeshjen e dhjetë radhazi pa pësuar gol. Diçka e tillë nuk ndodhte prej periudhës nëntor 1989-qershor 1990.

Manuel Lokateli, me 23 vitet e 159 ditët e tij, është golashënuesi më i ri i këtij Europiani deri tani, por edhe italiani më i ri që realizon në një turne si ky që prej qershorit të vitit 2012 (Mario Baloteli, 21 vjeç e 321 ditë). Manuel Lokateli shënoi me gjuajtjen e parë dhe të vetme në kuadrat që bëri Italia në pjesën e parë ndaj Zvicrës.

Manuel Lokateli shënoi dopietën e tij të parë në karrierës, mes klubeve dhe kombëtareve. Çiro Imobile ka qenë protagonist në 13 gola në 11 ndeshjet e tij të fundit si titullar me Italinë (8 realizime dhe 5 asiste).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button