Show-Biz

Luana Vjollca realizoi ëndrrën më të madhe: Ja dola për të dyja mami

Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me fansat e saj ëndrrën që ka realizuar, pas shumë vitesh punë. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re. “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ri i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati.

Ditën e djeshme Luana Vjollca ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga videoklipi i këngës së re. Ajo shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Gjithashtu Luana ka zbuluar se kënga do të publikohet në 18 qershor në orën 18:06.
Përkrah videos së këngës të re, Luana ka treguar se nesër do ndajë me ndjekësit e saj ëndrrën që ka bërë realitet. Ai moment erdhi dhe ajo e zbuloi për të gjithë se është bërë pjesë e Sony Music Industry, një arritje e madhe për karrierën e saj. “Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr.

Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”,ka shkruar Luana krahas fotos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button