Kosova

Vjosa Osmani takim me presidentin Erdogan, fluturon drejt Turqisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mësohet se do të marrë pjesë në samitin vjetor të SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias. Presidenca ka njoftuar se Osmani ka udhëtuar në Turqi.

Në këtë samit, i cili sivjet mbahet për herë të 25-të dhe këtë vit udhëhiqet nga Turqia, Presidentja do të flasë lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik.

Në këtë forum ajo do të jetë pjesë e panelit “Global Governance: Neë Approaches for Global Solutions” (Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhje globale). Ajo poashtu do të flasë edhe në disa prej ngjarjeve të tjera të organizuara nga ky forum.

Gjatë qëndrimit në Turqi, znj. Osmani do të ketë edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme, pjesëmarrës në këto dy forume. Ajo do ta takojë presidentin e Turqisë, z. Erdogan, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borell, ministrin e Jashtëm të Pakistanit, z. Makhdoom Shah Mahmood Qureshi, si dhe udhëheqës të tjerë pjesëmarrës në këtë forum”, shkruhet në njoftimin e presidencës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button