Shqiperia
Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta. Sipas MeteoAlb, Pjesa e parë e ditës, deri në mesditë moti do ketë pak vranësira të lehta, më të shpeshta në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Në pjesën e dytë të ditës, pritët dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë