Lajme

Shpërndanin kanabis në Korçë, arrestohet poseduesi, nën hetim 3 të tjerë

KORÇA
Një posedues droge është arrestuar në Korçë pasi shpërndante kanabis në qytet.

Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar penalisht 3 të tjerë.

Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për ndërtim pa leje, në banesën e poseduesit të drogës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga poseduesi, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë të cilët u kapën në banesën e poseduesit të lëndës narkotike, duke kryer punime pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button