Bota

Sulm me bombë në Afganistan, vriten 3 civilë dhe një polic

Një sulm me bombë në provincën veriore afgane Belh ka vrarë 4 persona. Lajmi u bë me dije nga shefi i vetëqeverisjes lokale në distriktin Devlet, Abad Jalaluddin Karizade. Ai bëri me dije se sulmi u krye përmes aktivizimit të një autobombe në afërsi të stacionit policor në qendër të këtij qyteti.

“Tre civilë dhe një polic humbën jetën në sulm. Një person tjetër u plagos. Si rezultat i shpërthimit, dëmi material u shkaktua në disa ndërtesa”, bëri e dije ai.

Karizade theksoi se askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por sipas tij lëvizja talebane, e cila intensifikoi sulmet në Afganistan, qëndron pas këtij akti. Aktivitetet në lidhje me bisedimet e paqes dhe tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani po intensifikohen. Talebanët kanë marrë kontrollin e 15 distrikteve në dy muajt e fundit.​​​​​​​

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button