Lajme

Tha se nuk ndihej mirë, vdes në duart e mjekve 18-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të mbremjes së të enjtes. Mësohet se një 18-vjeçare ka vdekur në spital, pasi shkoi se nuk ndihej mirë. Më vonë u mësua se e reja vuante nga epilepsia.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë. Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga semundja e epilepsisë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button