Lajme

Tragjedi në tragetin Ankona- Durrës, shoferi shqiptar vdes në mes të detit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tragetit “Claudia” që ishte nisur nga qyteti i Ankonës në Itali, për në Durrës. Mësohet se një shofer shqiptar që merrej me transport, ka pësuar atak kardiak teksa trageti ndodhej në ujërat italiane.

Menjëherë është lajmëruar urgjenca që ka ardhur me helikopter, pasi në momentin e ngjarjes, trageti ishte në mes të detit. Por fatkeqësisht, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, shqiptari humbi jetën. E ndërsa është ankoruankoruar në port, kapiteni italian i ka rënë sirenës në shenjë respekti për të ndjerin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button