Zhdukja e Covid-19 në Shqipëri lë pa punë 1 mijë mjekë specializantë

Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë lajmin për ndërprerjen e kontratave për 1 mijë mjekë specializantë të cilët u punësuan gjatë pandemisë, për të përballuar fluksin e numrit të lartë të infektimeve gjatë kësaj periudhe.
Në njoftimin e dhënë nga ministria thuhet se duhet të ndërpritet menjëherë kontrata e 1 mijë mjekëve specializantë dhe se lista me vendet vakante që do të mbeten, pas ndërprerjes.
Vendimi
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë
-Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuar pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë
Çdo mjek i cili është duke ndjekur studimet afatgjatan në fushën e mjekësisë me kuotë të mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duhet të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet e punës që ka me institucionet publike dhe private dhe angazhimi i tij për të ofruar shërbim shëndetësor pranë institucioneve shëndetësore publike mund të bë behet vetëm me miratimin paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakultetit të Mjekësisë.