Rajoni

Ambasada greke: Nga Kapshtica do lejohen vetëm punëtorët sezonal

Ambasada greke njoftoi ndryshimin e masave mbi levizjen në kufirin me Shqiperinë.
Që prej ditës së sotme, shton Ambasada, hiqen masat kufizuese per hyrjet nga Shqipëria për në Greqi.

Për kalimin e kufirit kërkohet PLF e vlefshme dhe certifikatë vaksinimi nga një subjekt publik ose test PCR negativ te 72 orëve të fundit apo rapid test te 48 orëve të fundit ose test pozitiv / certifikatë se dikush e ka kaluar sëmundjen Covid në 2-9 muajt e fundit.

Per kufijte tokesore jane ne fuqi keto masa:

Kakavia: Orari 06.00-18.00 sipas ores lokale dhe deri ne 1500 PLF
Qafe Bote: orari 07.00-15.00 sipas ores lokale dhe deri 250 PLF
Kapshtice: vetem per punetore dhe deri 400 PLF

Njoftimi i ambasadës greke në Tiranë saktëson faktin se nga pika doganore e Kapshticës nuk do të ketë hyrje drejt Greqisë për kategoritë e turistëve por vetëm për punëtoret sezonal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button