Lajme

E rëndë në Pogradec, makina përplas 11-vjeçarin, shoferi përfundon në polici

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në vendin e quajtur “Guri i kuq”, ku shtetasi F.C, 45 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyunday” ka përplasur një fëmijë, 11-vjeçarin, J.H.

11-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button