Lajme

Fier/ Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. A., 32 vjeç, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, është kapur nga patrulla e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur.

A. Dh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fier-Lushnjë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”.

B. T., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Gold Center”, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Lonxia” i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregull.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button