Lajme

“Humbëm fëmijën e parë dhe…”, burri bën rrëfimin: Si u mundova të zhdukja trupin e Carolina-s

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi botën, e ku 20-vjeçarja Caroline, u vra tragjikisht nga burri i saj, në shtëpinë e tyre në zonën e Glyka Neras në Greqi. Bashkëshorti i viktimës, ka treguar detaje se si e vrau të renë.

Ai fillimisht, ka kërkuar falje njerëzve të lënduar për krimin që ka kryer, ndërsa ka shtuar, se pas lindjes së fëmijës 20-vjeçarja ishte bërë tepër agresive.

“I kërkoj falje të gjithëve atyre që janë lënduar nga ky krim i rëndë, kjo ka pak vlerë tani, por më duhet ta bëj këtë gjë. Ajo që kam bërë nuk ka justifikim. Por sjellja e saj ndryshoi pas lindjes së fëmijës. Carolina u bë tepër agresive”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Babis, bashkëshorti i vajzës.

Më tej ai ka treguar detaje nga vrasja e rëndë e 11 majit, duke rrëfyer me detaje, se çfarë çoi në degradimin e të gjithë situatës.

“I kërkova të më sillte vogëlushen. Ajo më tha jo, nuk do e bëj diçka të tillë. Unë i thashë që vajza duhet të shkonte lart, e të flinte. Por në këtë moment, në tension e sipër, e përqafova fort Carolinën dhe e mbajta të shtrënguar, fytyrën ia mbulova me jastëk, ajo filloi të dridhej, qëndrova për 5 minuta në atë pozicion, ndërsa Carolina nuk po lëvizte më. U ngrita më pas, tentova ta zgjoja, por më kot, e kuptova se gjithçka kishte marrë fund.

Në atë moment mendova: Vajza e humbi nënën, por nuk duhet të humbë babain. Fillimisht mendova të fshija kufomën e saj, por nuk mundesha, nuk mundesha sepse më vinte të qaja kur e shikoja.

Më pas inskenova të gjithë skenën. U mendova disi, thashë ç’të bëj. Të gjitha rrugët më dërguan te inskenimi i një grabitjeje. Shkova poshtë, pashë qenin, o Zot, më duhet ta vrisja dhe atë.

Kush mund ta mendonte se mund të lëndoja një qen? E lidha me zinxhir dhe e vrara te kangjellat. Më pas, vendosa vajzën në shtrat dhe lidha veten pas karriges”, mësohet të ketë thënë Babis në polici.

Çfarë tha piloti 33-vjeçar për marrëdhënien e tij me Carolinën?

Babis, ka thënë para hetuesve se fëmija e tyre ka lindur para kohe dhe vuante nga një problem shëndetësor. Shpesh atyre i duhej të shkonin te mjeku, ndërsa shton, se gjatë martesës së tyre kanë pasur dhe një tjetër fëmijë, që i ka vdekur, e për këtë arsye frekuentonin shpesh psikologun. Që pas vdekjes së fëmijës, ai thotë se marrëdhënia e tij me Carolinën nuk ishte si më parë dhe se mes tyre shpesh kishte grindje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button