“Jam bullizuar shumë’, Enca tregon eksperiencën e hidhur: Tani më përgjërohen…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ëstë mjaft active në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme Enca ka realizuar një “Q&A”, me ndjekësit të cilët e kanë pyetur nëse kishte përjetuar bullizëm dhe ajo ka treguar eksperiencën e saj.
Në një status në Instastory, këngëtarja ka shkruar se e di sa vlen dhe prandaj ia ka dalë mbanë: Jam bullizuar shumë, por unë e di vlerën time dhe kush jam, ndaj s’ma ka ndjerë ndonjëherë. Kështu duhet të bëni dhe ju!
Më tej, Enca ka rrëfyer se ata njerëz që e kanë bullizuar në të shkuarën, sot i përgjërohen për autografe.
“Njerëzit që më kanë bullizuar në të kaluarën, tani më përgjërohen për mesazhe, audio, foto, autografe për kushërinjtë, motrat, vëllezërit apo fëmijët e tyre, që më duan. Kjo mund të jetë historia jote gjithashtu! Vazhdoni të shkëlqeni mbretër dhe mbretëresha”, ka shkruar ajo.